Vendosni fjalën kyçe....

“Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut do i rezultojnë me dozë të lartë kokaine”


Pasi Edi Rama postoi pak më parë një video ku bënte check-up-in falas në poliklinikën nr.9 në Tiranë, deputetja e PD-së Albana Vokshi se kryeministri duhet të japë dorëheqjen për dështimin e këtij turpi. 

“Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor. Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve.”, shprehet Vokshi. 

Ajo shton më tej se analiza e gjakut të Ramës uron të mos ketë gabime. “Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine.”,  shprehet ajo. 

Reagimi:

Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh.

Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in.

Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor. Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve.

p.s. Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *