Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Dibër i riu, bashkë me shokun e tij dhunuan 2 persona


Është arrestuar në Dibër i riu i shpallur në kërkim pas sherrit të para dy ditëve ku mbetën të plagosur 2 persona.

Në pranga ka rënë Hektor Kaja, 25-vjeç banues në fshatin Dohoshisht të Dibrës.

Ai së bashku me një tjetër të ri të shpallur në kërkim, goditën me sende të forta 2 të rinj.

“Kapet dhe arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim i cili goditi me sende të forta dhe nën kërcënimin e armës ka kanosur dy shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit në kërkim :

Hektor Kaja, 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin M.K,(në kërkim),  në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S., 25 vjeç dhe D.M., 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *