Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Kuvend dekreti i Metës për ligjin e Teatrit


Mbërrin në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental.

Që në fillim të seancës së sotme plenare, kreu i Kuvendit, Ruçi, njoftoi se në Kuvend ishte depozituar dekreti i kreut të shtetit për ligjin e teatrit.

Presidenti e firmosi dekretin për ligjin e Teatrit në datën 11 tetor duke vendosur ta kthejë në Kuvend për shtyrtim.

Në argumentimin e Metës, thuhej se pavarësisht ndryshimeve të bëra prej mazhorancës në ligjin e votuar prej tyre për së dyti, ato nuk rregullonin asnjë prej vërejtjeve të theksuar në kthimin e ligjit të parë, duke vënë theksin sidomos tek mungesa e garës së hapur dhe transparencës.

Në dekretin e Metës theksoheshin 9 pika ku ligji për teatrin kishte probleme duke përmendur mungesën e transparencës, mungesën e garës së hapur, favorizimin e një kompanie të vetme si dhe shkeljen e disa normave të BE-së për çështjet e trashëgimisë kulturore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *