Vendosni fjalën kyçe....

Momenti kur Ballës iu fashit memoria për udhëtimet me Begon: Kaq mbaj mend (VIDEO)


Nga ’57 udhëtimet me Edmond Begon’ për të cilat opozita e akuzon, kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, zbuloi vetëm një.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, për t’u përgjigjur për udhëtimet e tij me një të dënuar për trafik droge, konkretisht Edmond Begon, Balla nuk e mohoi që të kishte udhëtuar me të. Por pranoi vetëm njuë rast.

“Bashkë me dy kolegë të tutë gazetar, bashkë me personin dhe një grup të madh shqiptarësh, kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë me Danimarkën. Po kam udhëtuar. Këtë mbaj mend.”, deklaroi Balla.

“Jeni i sigurt që nuk keni udhëtuar vetëm për vetëm me të dhe familjen e tij?”, e pyeti sërish Fevziu, por që Balla iu shmang pyetjes duke vazhduar tregimin e tij për udhëtimin që mbante mend: “Një sekondë, një sekondë…”

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar së fundmi të dhënat e sistemit TIMS, të cilat zbulojnë se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka kaluar mbi 35 herë kufirin sëbashku me Edmond Begën, madje që ka udhëtuar në të njëjtin avion me të.

Akuzat ndaj Ballës nuk kanë të sosur kohët e fundit, por vetë ai mohon gjithçka. 

Salianji përmend gjithashtu plot 18 fluturime me charter vetëm të Ballës, që sipas tij arrijnë në vlerën 600 mijë euro.

“Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.

Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.”, deklaronte Salianji javën e kaluar.

Duke vëzhguar të dhënat e sistemit TIMS të publikuara nga deputeti Salianji, rezulton se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë kaluar kufirin në të njëjtën kohë, qoftë përmes ajrit apo përmes tokës, mbi 35 herë të cilat janë lehtësisht të identifikueshme përmes këtyre tabelave. Balla dhe Bega, kanë kaluar kufirin në të njëjtën kohë, (disa minuta-1 orë diferencë) për të mbërritur në të njëjtat destinacione: Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi.

Ndërsa një ditë më parë, Salianji tha që bëhet fjalë për 57 udhëtime, duke nisur që nga 2013-ta.

“57 udhëtimet Balla-Bego! Balla Sapo tha në Opinion që e njoh nga viti 2015 ndërkohë ka udhetuar që në vitin 2013! Datat dhe ditët mund t’i shohë kushdo. P.S. xhamia e Dragostunjës është inauguruar në Qershor 2015, jo në fillim të 2015”, deklaroi Salianji mbrëmjen e shkuar, duke komentuar deklaratën e Ballës që me Begën është njohur në 2015-ën./Hashtag.al

Dokumenti i publikuar nga Ervin Salianji


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *