Vendosni fjalën kyçe....

Pas dëshmisë në Prokurori, flet Artur Bushi: Asnjë prej nesh nuk ka qenë në komisariat


Pas dëshmisë në Prokruroi në lidhje me akuzat e nënkomisar Nuhut ka folur për mediat Artur Bushi. Bushi ka mohuar gjithçka dhe është shprehur se në Prokurori shpjegoi gjithçka sesi është e vërteta. Bushi ka mohuar që të ketë qenë në komisariat, siç pretendon nënkomisar Emiljano Nuhu në dëshminë e bërë publike.

“Në mënyrë kategorike po, nuk kam qenë aty. Kam prova që nuk kam qenë aty, anë sinjalet telefonike, do të shikoni dhe dëshminë e atyre që kanë qenë në komisariat, sepse komisariati nuk është bosh ditën që punohet. Është totalisht e sigurt që asnjëri prej nesh nuk ka qenë në komisariat Berisha po hedh baltë ndaj meje.”, është shprehur Bushi. 

Artur Bushi, është në mesin e personave të përmendur nga Nuhu se ishte i pranishëm në komisariatin e policisë në Fushë Krujë, kur atë e kërcënuan me armë. E gjithë kjo sipas tij, për hetimet që kishte nisur lidhur me rastin e Xhisiela Malokut.

Maloku e kishte denoncuar disa herë ish-të dashurin e saj Rexhep Rrajën për dhunë, djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja.

Ndërsa tregonte kronologjinë e ngjarjes gjatë dëshmisë live për gazetarin Basir Çollaku, oficeri Nuhu deklaroi  se Xhevdet Rraja, vëllai i deputetit socialist, i ka vënë pistoletën në kokë duke e kërcënuar që të mos e arrestonte djalin e deputetit, Rexhepin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *