Vendosni fjalën kyçe....

Rama barazon opozitën me mediet online: Në krahë të tyre po agresojnë deputetët me mesazhe


“Ata që mungojnë janë në krahë të atyre që po luftojnë online dhe po agresojnë deputetët me mesazhe”, thotë për deputetët e opozitës Edi Rama nga kuvendi ku ndodhen vetëm të vetët, deputetët socialistë.

“Tani një rrugë dhe të gjitha punët bashkë! Bashkë me kazinotë edhe bastet!”, vazhdoi më tej Rama duke e quajtur “shpifje” qarkullimin e informacionit se aksioni për bastet po bëhet për të monopolizuar fitimet.

“68% e lojtarëve aktivë të basteve kanë nisur aktivitetin në moshën 10 vjeç deri 15 vjeç. Kjo është arsyeja pse Franca ka ndaluar me ligj çdo sallon bastesh në rrugë dhe hapja e një salloni të çon në burg 3 vjet.”, lexoi ai më tej disa shifra në letër.

Edhe sot deputetët e opozitës kanë braktisur kuvendin, siç kanë bërë prej javësh. Në vend një sërë skandalesh janë bërë të njohura për publikun, shoqëruar me videopërgjime, audiopërgjime, dëshmi nënkomisarësh të Policisë së Shtetit, në të cilat përmenden deputetë të Ramës e vëllai i ministrit të Brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *