Vendosni fjalën kyçe....

Tym në kabinë, avioni me të cilin udhëtonte Melania Trump bën ulje të detyruar


Avioni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka bërë një ulje të detyruar, pas kabinës së mbushur me tym.

BBC shkruan se një zëdhënëse, Stephanie Grisham, deklaroi se personat që ndodheshin në bord, mes të cilëve edhe Zonja e Parë, janë të sigurt.

“Çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë të sigurt”, tha zëdhënësja, duke shtuar se shkak për incidentin ishte bërë një “çështje e vogël mekanike”.

Reporterëve që ndodheshin në bordin e fluturimit iu dhanë peshqirë të lagur dhe “iu tha t’i mbajnë ato mbi fytyrë nëse era do bëhej shumë e fortë”, tha një gazetar i NBC.

Zonja Trump ka mbërritur tanimë në Filadelfia, aty u ishte nisur që në fillim, për të vizituar familjet e fëmijëve që vuanin nga varësia ndaj opioid. Ndalesa e saj e parë ishte në një spital ku dha një fjalim dhe i tha audiencës: “Më vjen keq për një vonesë të vogël, por është mirë të jesh me të gjithë ju sot”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *