Templates by BIGtheme NET

Vasili: Burgjet në dorë të kriminelëve, përse Rama ka frikë të bëjë fije-fije burgun?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në në Ora Neës nisur nga deklarata e kryeministrit Rama se ndaj deputetëve socialistë ka presione dhe kërcënime nga burgu 313 ka deklaruar se kjo tregon një skandal se burgjet janë në dorë të kriminelëve.

Ndërsa Rama foli për presione e kërcënime ndaj deputetëve socialiste dhe mesazhe nga burgu 313, Vasili shprehet “habinë” që “burgjet paskan rene ne dore te krimineleve. Skandaloz përdorimi i celulareve. Përse kryeministri nuk i denoncon në prokurori?”.

Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. SMS vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje. Pse ka frikë, të bëjë fije-fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës. Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?”- u shpreh Vasili.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto