Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e gazetarit, sekretari amerikan i Thesarit bojkoton konferencën saudite


Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin nuk do të jetë pjesë e konferencës për investime që mbahet në Arabinë Saudite. Ky vendin nga ardhur nga qeveria Trump pasi janë në pritje të rezultatit të hetimeve lidhur me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi.

Mnuchin ka bërë këtë ditur përmes një postimi në Twitter pasi zhvilloi një takim me Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Mike Pompeo. 

“Sapo u takova me presidentin Trump dhe sekretarin Pompeo dhe kemi vendosur që unë të mos jem pjesë e Samitit për Iniciativën e Investimeve në të Ardhmen në Arabinë Saudite”, ka thënë ai në Twitter.

Sauditët kanë thënë se ata planifikojnë të mbajnë konferencën e planifikuar më 23-25 tetor, pavarësisht se një varg liderësh dhe organizatash kanë anuluar pjesëmarrjen.

“Agjencitë amerikane të inteligjencës janë gjithnjë e më të bindura se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është përgjegjës për zhdukjen e gazetarit arabo-saudit me nënshtetësi amerikane, Jamal Khashoggi dhe ekzekutimin e mundshëm të tij në datën 2 tetor”, shkruajti së fundmi “New York Times”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *