Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e Khashoggi/ Britania dhe SHBA braktisin samitin e investimeve në Arabinë Saudite


Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin dhe Sekretari i Tregtisë i Mbretërisë së Bashkuar Liam Fox janë tërhequr nga një konferencë investimi në Arabinë Saudite.

Vendimi vjen mes akuzave se Arabia Saudite mund të qëndrojë pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi nuk është parë që kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku zyrtarët turq pohojnë se ai u vra.

Arabia Saudite, e cila mohon vrasjen, lejoi hetuesit të kontrollonin Konsullatën.

Ministrat e financave holandeze dhe franceze, si dhe disa politikanë të tjerë dhe udhëheqës të biznesit, kanë thënë gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në aktivitet.

Z. Mnuchin njoftoi se do të tërhiqet nga samiti, pas një diskutimi me Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *