Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Raportohet se në Plagia, Konitsa të Janines, është sekuestruar nga policia brenda një mjeti 47 kg 863 gram e ndarë në 32 pako.
Në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, grek 49-vjec. Ndërkohë është shpallur në kërkim një shqiptar 41-vjeç, i cili rezulton se duke drejtuar një automjet, ka kryer rolin e kontrollorit të rruges duke ndihmuar mjetin që transportonte sasinë e drogës.
Gjate kontrollin të banesave të të arrestuarit dhe të kerkuarit policia ka sekuestruar 150 gram marijuanë, 1500 euro, 14.000 lek shqiptare.