Vendosni fjalën kyçe....

76 kg drogë në makinë, arrestohen dy të rinj shqiptar në Greqi


Një 24-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi në kapur  76 kg kanabis sativa në Igumenicë të Greqisë.  Po ashtu në pranga përfundoi dhe 35-vjeçari nga Delvina që priste drogën në Athinë.

“Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar), që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Sarandës.

Në vijim te hetimeve të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi i lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues provizor ne Athinë.”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

 

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antdrogën, pas informacioneve të marra nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil, kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti IGumenicë të ndalohet një mjet tip JEEP me drejtues shtetasin shqiptar A.M. 24 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Selanik .

Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar), që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Sarandës.

Në vijim te hetimeve të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi i lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues provizor ne Athinë.

Vijonë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *