Vendosni fjalën kyçe....

Cavusoglu i kërkon Bushatit ekstradimin e gylenistëve


Ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu, i ka kërkuar homologut të tij Bushati, ekstradimin e personave të fondacionit FETO të Fetullah Gylen, i cili akuzohet nga Ankaraja si koka e grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016. Ai e bëri kërkesën gjatë konferencës së përbashkët me Bushatin.

“Pas tentativës për grusht shteti, i kemi përcjellë në mënyrë të qartë gjithë kërkesat, në vijim të hapave për eliminimin e veprimtarisë së FETO. I kemi dhënë listat me emrat e tyre edhe miqve tanë shqiptarë. Ne e kemi në mënyrë zyrtare kërkesën për këta persona, edhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, kemi paraqitur dokumente përkatëse dhe presim që kërkesa jonë të përmbushet. Kjo gjë është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë mike.”- theksoi Cavusoglu.

Bushati nga ana e tij u përgjigj se Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE ka rregulla të qarta për sa i përket ekstradimit të personave në fjalë dhe për këtë do ndjekë rrugët diplomatike.

“Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuara për sa u përket ekstradimeve. Këto gjëra nuk zgjidhen në konferenca shtypi.” – tha Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *