Gruaja e ish-presidentit të interpolit Meng Hongwei ka folur së fundmi. Në një intervistë me BBC-në Grace Meng, thotë se rasti i burrit të saj është një “përndjekje politike” dhe ndihet shumë e frikësuar nga kjo situatë. Ajo është pasigurt nëse burri i saj ende jeton. Fëmijëve ajo u thotë, që babai ndodhet në një “udhëtim të gjatë me shërbim”.
Kujtojmë që Kina njoftoi pas “zhdukjes” së tij, se presidenti i organizatës ndërkombëtare të policisë është marrë atje në pyetje. Më pas ai dha dorëheqjen.
Në selinë e Interpol në Lion të Francës u dërgua një deklaratë, përmes së cilës Meng njoftonte dorëheqjen me “efekt të menjëhershëm dhe të parevokueshëm” si shef i autoritetit ndërkombëtar të policisë. Dyshohet se shkresa e printuar duhet të jetë përpiluar prej autoriteteve kineze.
Më pas u bë e ditur, se 64 vjeçari po hetohet për dyshime për korrupsion.