Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet nga lartësia, gjen vdekjen 42-vjeçarja në Përrenjas


Një grua 42-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, në një fshat të Përrenjasit. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skroskë të Përrenjasit, ku 42-vjeçarja me inicialet S.K, është hedhur nga lartësia dy ditë më parë duke gjetur vdekjen.

Nuk zbulohet ende se për çfarë lartësie bëhet fjalë dhe nga ku është hedhur gruaja, ndërtesë apo mal. Sipas tëdhënave paraprake, dyshohet se 42-vjeçarja vuante nga nga çrregullime mendore.

“Më datë 17. 10. 2018, në fshatin Skroskë, Përrenjas, është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen shtetasja S. K., vjeçe 42, banuese në fshatin Skroskë, e cila vuante nga çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *