Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 65-vjeçari në Shkodër, e përplasi makina


Një person ka humbur jetën sot në fshatin Gur i Zi në Shkodër pas një aksidenti. Mësohet se viktima është identifikuar si 65-vjeçari Njac Rroku.

Ai është përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me motor anash rrugës. Pas aksidentit ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar i aksidentit ka bërë transportimin e tij drejt spitalit dhe më pas është ndaluar nga policia. Kjo e fundit po heton për shkaqet e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *