Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri pyet Ramën: Nga i dinë të burgosurit numrat e deputetëve socialistë?!


Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, i bën dy pyetje kryeministrit Rama, lidhur me deklaratat e djeshme të këtij të fundit në Kuvend.

Në seancën e djeshme plenare, teksa fliste para deputetëve socialistë për ligjin e basteve dhe mbylljen e tyre deri në fund të këtij viti, Rama tha nga foltorja se deputetët e tij po kërcënoheshin me mesazhe nga të burgosurit në burgje të ndryshme në vend, që kërkonin mosmbylljen e kompanive dhe pikave të basteve.

Manjani e pyet Ramën se nga i marrin celularët të burgosurit dhe nga ua dinë numrat e telefonit deputetëve të burgosurit që kërcënojnë.

“Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:

1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.

2. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash. Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee…” – shkruan Manjani në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *