Në lidhje me laboratorin e drogës në Has, Policia e Shtetit është tejet e rezervuar në dhënien e informacionit. Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, Policia i bën thirrje mediave që të tregohen të kujdesshme lidhur me aksionin fjalë, pasi thuhet se operacioni nuk ka përfunduar ende. Sipas policisë, kjo bëhet për faktin që të garantohet siguria e punonjësve të policisë që marrin pjesë në aksion.
REAGIMI I POLICISË
Siç kemi njoftuar me heret, ne ditet ne vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.