Papa Françesku ka treguar se mund të bëjë një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, një nga vendet ku përndjekja e të krishterëve është më e lartë, mijëra prej të cilëve janë të burgosur në kampet e punës.
Një ftesë nga udhëheqësi i shtetit të mbyllur, Kim Jong-un, iu dërgua Papës nga presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae, që është katolik. gjatë një auditori privat në Vatikan të enjten, shkruan ‘The Guardian’.
“Moon, përcolli dëshirën e Kimit për një vizitë papnore në Korenë e Veriut”, tha zyra presidenciale e Koresë së Jugut.
Sipas deklaratës, Papa Françesku tha: “Nëse vjen ftesa, unë me siguri do t’i përgjigjem asaj dhe ndoshta do të mund të shkoj”. Kjo do të ishte vizita e parë e papale në këtë shtet, që kur u themelua në vitin 1948.
Ftesa e Kimit vjen pas kërkesës së dy peshkopëve kinezë për Papa Françeskun për të vizituar Kinën, pas një marrëveshjeje midis Pekinit dhe Vatikanit muajin e kaluar për emërimin e peshkopëve në shtetin komunist.