Vendosni fjalën kyçe....

“Po braktisim shkollën, Ahmetaj nëse je burrë hajde në Kryevidh, aty ku more votat”


Nxënësit e zonës së Kryevidhit në Kavajë kanë denoncuar deputetin e zonës Arben Ahmetaj lidhur me problematikën që lidhet me transportimin e tyre për në shkolla.

Sali Berisha ka publikuar mesazh që sipas tij ia kanë dërguar nxënësit e Kryevidhit që bëjnë gjimnazin në Luz pasi u është hequr transporti nga qeveria Rama.

Denoncimi te Berisha: 

Nxenesi nga Kryevidhi denoncon pseudodeputetin, mashtruesin Zho Zho!Lexoni denoncimin e tij.

Pershendetje doktor!Jam nje nxenes ne gjimnazin e luzit,dhe po ju shkruaj ne lidhje me transportin e nxenesve!

Kandidat per partine socialiste ne kryevidh ,ishte arben ahmetaj,qe duke perdor metoden e tij te mashtrimit,blerjes dhe presionit,arriti te fitoje!

Dua ti them nja dy fjale arben ahmetajt :nese eshte burre le te vije te perballet me rinine e kryevidhit ,nese eshte burre dhe te vije ta filloje llogaridhenien pikerisht nga vendi ku mori votat dhe e shkaterroi pikerisht ktu nga kryevidhi!

Dhe te vije te mesoje pergjithen e merituar qe do mori!

Une qe ju shkuaj po ju flas ne emer te gjithe shokeve te mi nga kryevidhi dhe zonat e kryevidhit,qe bejne shkollen ne luz,pasi kam biseduar mire me to,pasi e di gjendjen e tyre ekonomike,dhe cdo veshtiresi te tyre per te ardhe ne shkolle!

Disa mi kane sjelle dhe msg! Ne jemi mbi 45 nxenes nga kryevidhi qe bejme gjimnazin ne luz,me pare kishte mjete transporti,por qe vitin e kaluar,na u hoqen,qeveria e (krimit) si paguan me,gje e cila demton ekonomikisht gjendjen ekonomike te njerezve!

Heqja e transportit te nxenesve gje e cila demtoi rende dhe nxenesit,duke i detyruar te linin shkollen,ku mbi 6 nxenes vjet e lane ne mes te vitit shkollen. Ku mbi 10 nxenes kete vit nuk e vazhduan!

Per ministren e arsimit ndoshta nuk eshte nje shum e madhe ajo qe paguajme ,por per mua si nxenes dhe per nxenesit e tjere eshte shum,

Pasi ne te kryevidhit paguajme:1400 leke te vjetra ne dite,28 mij leke ne muaj

Ndersa ato te zonave si te spillese dhe grethit paguajne 2000 leke te vjetra ne dite ,dhe 40 mij leke ne muaj!

Eshte nje shume e madhe ,pasi njerezit ne kryevidh nuk kane te ardhura,ose te ardhurat mujore,nga puna tyre se kalojne 100,150 milek ne muaj,por cdo besh me pare me keto leke?

Disa nxenes u detyruan ta lenin shkollen,

Disa se vazhduan

Disa marrin leke borxhe ta fillojne,

Disa te tjere i sheh neper shkolle te merzitur,dhe as nuk hajne as nuk pijne asgje,sepse do paguajne rrugen qe do vijne ne shkolle me ato leke!

Doktor ministrja e arsimit ne vend qe te merret me fjale boshe ,ne vend qe te mburret per arritje ne arsime qe ne te vertete ka vetem shkaterrim ,le te vije se bashku me ahmetajn qe qekur u be deputet se ka pare me askush ne kryevidh,dhe si ka hap tel askujt ,te vije te degjoje keto nxenes!

Te vije te jap pergjigje per kete te keqe te madhe qe u ka bere banoreve te kryevidhit!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *