Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe një herë se godina e Teatrit Kombëtar nuk do të jetë më ajo që është edhe pas përpjekjeve të ndryshme nga ana e artistëve dhe mbështetësve që kundërshtojnë prishjen e tij.
Rama e ka konsideruar godinën e Teatrit si të pa vlerë duke mos hequr dorë nga projektligji për prishjen e tij.
“Nuk ka asnjë vlerë ajo godinë të rikonstruktohe, nuk përmbush asnjë vlerë për të qenë Teatër”- u shpreh Rama në emisionin Zonë e Lirë.
Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar është kthyer dy herë nga Presidenca me nevojën për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe shkeljet proceduriale gjithashtu edhe mungesës së konkurrencës.