Pak orë para se Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi, të dalë para Gjykatës së Tiranës për rivlerësimin e masës së sigurisë, vjen një reagim nga babai i tij Sali Lushaj.
Lushaj shprehet se arrestimi i të birit, vjen si hakmarrje për shkak të padisë që ai bëri pak ditë më parë ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë socialiste, Taulant Balla.
Sipas tij, e gjitha është e sajuar.
“Pershendetje Miq !Besoj po shikoni e ndigjoni ca perralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi .Cdo gje e sajuar, cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh.
Aspak e vertete se qenka grup kriminal. Nje shpifje e felliqur. Askush nuk eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnne tjeter. Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat .kurre sdo me mposhtin mua e as familjen time.vetem dua ti them djalit tim mos u dorezo para ketyre falangave se jemi te forte. Kenga qe ke kenduar mos u dorezo kjo eshte. Ti per mua je gjeja me e shtrejte se linde ne internim dhe me gjithe ato vuajtje smu ndave nga bindjet e mia por me mbeshtete deri ne kto momente dhe ne do te mbeshtesim e do jemi me ty. Te duam fort”, shkruan zoti Lushaj.
Stresi u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Linzë pas një kontrolli gjatë të cilit i janë gjetur lëndë narkotike kokainë dhe një pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si edhe 12 fishekë. Në njoftimin e policisë, thuhej që Stresi kishte tendencë për të marrë pjesë në aktivitete kriminale dhe ishte pjesë e një grupi të tillë. Sot ai do të dalë para Gjykatës së Tiranës, për rivlerësimin e masës së sigurisë.