Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet presioni ndaj Vuçiçit, ministrat i kërkojnë “pushtimin” e Kosovës


Miratimi i projektligjit që i hap rrugën themelimit të ushtrisë së Kosovës, që do shndërronte FSK-në në një forcë të mirëfilltë ushtarake e ka rritur presionin mbi presidentin serb, Vuçiç.

Autoritetet e tjera në Beograd duke nisur nga ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm e kanë kundërshtuar fort lëvizjen e djeshme nga Kuvendi i Kosovës pasi sipas tyre kjo shton rrezikun dhe kërcënimet ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

Serbia pretendon se sipas të gjitha marrëveshjeve, vetëm KFOR-i mund ketë trupa ushtarake në territorin e Kosovës. Sipas medias serbe “Novosti”, autoritetet në Beograd mund t’i kërkojnë Vuçiçit që të shpallë pushtimin e Kosovës dhe Metohisë.

“Novosti” citon burime të sajat në autoritetet më të larta të qeverisë serbe dhe sipas tyre kjo ide është mbështetur fuqishëm edhe nga ushtarakët.

Ministri i Mbrojtjes, Vulin, tha se për sa kohë është në fuqi rezoluita 1244, asnjë ushtar tjetër veç atyre të KFOR-it nuk mund të jetë në territorin e Kosovës.

“Për sa kohë është në fuqi rezoluta 1244, në territorin e Kosovës nuk mund të ketë asnjë trupë tjetër ushtarake veç KFOR-it. Ushtria e Kosovës, në të cilën nuk ka serbë dhe që është krijuar për të kërcënuar serbët, është një ushtri që nuk mund të ekzistojë. Armatosja me armë të fuqishme e kësaj ushtrie është një kërcënim serioz për paqen.” – tha Vulin.

Presidenti Vuçiç është nën presion nga autoritetet e tjera edhe për shkak të marrëveshjes së “korrigjimit” të kufijve që ka ngecur në vendnumëro.

Ai ka thënë se Serbia do jetë në pozita tmerrësisht të vështira nbëse Kosova nuk heq dorë nga formimi i ushtrisë së saj.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Nëse ndodh atëherë do jemi aty për të marrë vendimet tona. Puna jonë është që edhe në rastin më të keq, Serbia të mos jetë në një pozicion të pamundshëm.” – tha Vuçiç, që shtoi se ka porositur Këshillin e Sigurisë që të tregohet shumë i kujdesshëm.

I pyetur se në çfarë kushtesh Serbia do e njihte Kosovën, Vuçiç tha se Beogradi dëshiron të vijojë dialogun me shqiptarët për të arritur një marrëveshje. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Novosti.rs


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *