Gjykata e Tiranës do të japë sot vendimin mbi rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, për reperin Arkimed Lushaj, i njohur nga publiku si Stresi.
“Kjo gjykatë, me vendimin nr.1972 të datës 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftim.
Stresi u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Linzë pas një kontrolli gjatë të cilit i janë gjetur lëndë narkotike kokainë dhe një pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si edhe 12 fishekë.
Në njoftimin e policisë, thuhej që Stresi kishte tendencë për të marrë pjesë në aktivitete kriminale.
“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.”, thuhet në njoftim.
Në momentin e arrestimit, Stresi ndodhej në hotel bashkë me një vajzë të re 20-vjeçareme inicialet P.Ç, e cila po procedohet në gjendje të lirë.
“Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.”, vazhdon njoftimi.