Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset një person


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në lagjen “24 Maji” të Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë para një loto sporti dhe më pas janë larguar me një Jeep Cherok.

Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe një perimetër sigurie është vendosur në zonë. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar. Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen ’24 Maj’ në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojne hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *