Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se në videopërgjimin e Fredi Alizotit, nuk ishte ai Taulanti i përmendur.
Paloka bën një krahasim mes Ballës dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke thënë se të dy ngjajnë shumë në mënyrën se si mbrohen përballë akuzave.
“Vini re sa ngjasojne edhe ne justifikimet mbrojtese pupilet e Rames.
Kur dolen pergjimet e para te Habilajve ku permendej “Sajmiri” , Tahiri nxitoi te thonte se behej fjale per nje Sajmir “kamionist” e jo per te. Vetem se cuditerisht ketij “kamionistit” i duheshin miliona euro per fushate elektorale.
Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” qe permend Alizoti, deshmitari i rreme, ne video pergjimin e fshehte, nuk ishte ai…
Po ky qe sajoi dy alibi te rreme per te vertetuar se nuk kishte qene ne komisariatin e F. Krujes po kishte qene ne te njejten kohe ne “takime publike” dhe “per peshk”.
I njejti qe deklaroi se Begon e njeh nga 2015 por ka udhetuar me te “rastesisht” qe nga 2013 me dhjetra here.”, shkruan Paloka.