Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e gazetarit, ministri i Jashtëm turk: Nuk i kam dërguar asnjë audio Mike Pompeo-s


“Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nuk ka dëgjuar asnjë audio që provon torturën dhe vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, dhe as ka ndonjë zyrtar tjetër të SHBA” ka thënë së fundmi ministri i jashtëm i Turqisë.

Në një konferencë shtypi me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu argumentoi se ai kurrë nuk ka ndarë regjistrimet audio me dorën e djathtë të presidentit amerikan Donald Trump, Mike Pompeo.

Megjithatë, Cavusoglu premtoi se Turqia pa dyshim do të ndajë rezultatin e hetimit në zhdukjen e gazetarit disident arab arab Jamal Khashoggi. 

Khashoggi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në kryeqytetin turk të Stambollit më 2 tetor dhe nuk është rikthyer që prej asaj kohe. 

Burimi: RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *