Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj denoncon KLD-në: E miratoi fshehurazi lejen për Gjin Gjonin, po shkel rëndë ligjin!


Në një konferencë pë shtyp ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shrpehur se  në mbledhjen e fundit KLD, ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës  duke i dhënë leje prindërore fshehur gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Sipas Gjonajt, vendimmarrja e KLD është e paligjshme. 

“Këto vendime të KLD janë në shkleje të rëndë të ligjit. Ky akt i ndërmarrë me procedurë të parregullt është i pavlefshëm. Kërkesa është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes. KLD mund të marrë çështje të papërfshira në rendin e ditës, vetëm me votat e 2/3 të gjyqtarëve. Pa kuorum, duke përfshirë edhe votën e Gjin Gjonit, KLD i ka shkuar deri në fund një paligjshmërie të këtyre përmasave. KLD mbajti të fshehtë vendimin për gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërsa në procesverbal zbulohet mjaft mirë leja prindërore e Gjin Gjonit. Do t’i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë vendiomin e marrë në shkelje të lgjit, në të kudërt kërkesa do t’i drejtohet gjykatës”, u shpreh Gjonaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *