Vendosni fjalën kyçe....

Çavuşoğlu: Kosova të dëbojë pjesëtarët e “Organizatës FETO”


Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë një vizite të shkurtër në Prishtinë u kërkoi autoriteteve kosovare të dëbojnë në Turqi pjesëtarët e organizatës “Feto”, organizatë terroriste për Turqinë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u ka kërkuar autoriteteve kosovare kthimin në Turqi të pjesëtarëve të organizatës “Feto”, që Turqia e cilëson si organizatë terroriste. Të premten në orët e vona, ministri i Jashtëm i Turqisë u prit në Prishtinë fillimisht nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli dhe më pas edhe nga Presidenti Hashim Thaçi. Dy zyrtarët e lartë të Kosovës nuk folën për kërkesën e Turqisë, por ishte vetë Çavuşoğlu, i cili ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë shtrirjen e veprimtarisë së organizatës “Feto”, në Kosovë.

“Ne nuk duam që Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush në Turqi të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë”, është shprehur ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Burimi: DW

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *