Pas deklaratës se Kotzias gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare ka reaguar nën kryetari i PD-së Edi Paloka i cili ka ironizuar falenderimin e që Ditmir Bushati bëri ndaj ish-homologut të tij.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka pohoi se Kotzias u mburr me këtë deklaratë. Ndërkohë, ai ka bërë edhe një pyetje publike nëse ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e falënderoi Kotzias për këtë fakt.
Postimi i plotë:
“Kotzias “mburret” ne ceremonine e largimit si minister i jashtem se ka zgjeruar territorin e Greqise nga 6 ne 12 milje detare ne kufirin me Shqiperinë.
Per kete e falenderoi Bushati?”, shkruan Paloka.