Vendosni fjalën kyçe....

Humbja me Levanten, Lopetegui drejt largimit nga Real Madrid


Pas rezultateve negative nga të cilat ku “Los Blancos” ka fituar vetëm katër nga nëntëndeshjet e para në këtë sezon kanë mjaftuar për të menduar “divorcin” me menaxherin Julen Lopetegui pasi klubi pësoi humbjen e tretë në LaLiga këtë sezon, kundër Levante.

Kampionët evropianë tani kanë kaluar pesë ndeshje në të gjitha garat pa një fitore.

Levante kaloi në avantazh përmes José Morales dhe dyfishuan rezultatin pas vetëm 13 minutash nga pika e bardhë, duke nxitur tifozët në stadium të fërshëllejnë drejt trajnerit spanjoll.

Ish-trajneri i Spanjës filloi punën në Santiago Bernabeu pasi Zinedine Zidane dha dorëheqjen në fund të sezonit të kaluar, duke fituar tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve.

Ish-legjenda e Los Blancos, Guti shihet si zëvëndësuesi potencinal i të larguarit Lopetegui por edhe Antonio Conte, por për momentin spanjolli do të qëndrojë, ku prova e vërtetë do jetë El Clasico.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *