Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 30 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu në Vlorë


Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 27-vjeçar pasi është kapur me 30 doza kokainë.  Nga policia është arrestuar Pavli Lulaj, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga policia u sekuestrua  një autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ dhe një 1 aparat celulari.

Dy ditë më parë në Has policia zbuloi një laborator përpunimi droge ku fliet se janë sekuestruar nga policia rreth 109 kilogramë heroinë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”

• 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

• 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *