Për deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjinaj ka reaguar së fundmi Gjin Gjoni. Ky i fundit është shprehur se s’është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre.
“S’është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre. Ministrja mungoi, duhet të merrte pjesë në mbledhje. Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn Vettiungun. Korumi për vendimarrje ka qenë i plotë. Nuk është e vërtetë që votova për veten time. “, shprehet Gjoni për News 24”.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shrpehur se në mbledhjen e fundit KLD ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës duke i dhënë leje prindërore fshehur gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij. Sipas Gjonajt, vendimmarrja e KLD është e paligjshme.