Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa eshte pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet? Në videon e mëposhtme ai teksa fillon të japë një përgjigje fillon dhe  bëhet ujë në djersë.  Ai është pyetur nga një gazetare e ” Kosova Press”. Në lidhje me pyetjen ai u përgjigj se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët dhe nuk u ishte mirë. Ai u shpreh se nuk ishte i përqendruar në pyetjen që po i bëhej dhe filloi të fshinte drejtëst me shami. 

Së fundmi Vuçiç ka deklaruar se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të “rrezikonte paqen dhe stabilitetin” dhe do ta fuste vendin në “telashe të mëdha”.

Paralajmërimi erdhi pasi Kosova ndërmori hapat e parë drejt krijimit të ushtrisë së saj, 10 vite pasi deklaroi pavarësinë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të pakicës serbe dhe vet Serbisë.