Për ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës në qytetin e Korçës, ku një makinë tip Benz shpërtheu në flakë në ecje e sipër dhe brenda gjeti vdekjen drejtuesi 39-vjecar kanë dalë detaje të reja.
Policia në njoftimin e dytë thotë se po e heton ngjarjen si një vetevrasje, pasi drejtuesi i mjetit kishte marre benzinë dhe i ka vënë flakën vetes brenda në automjet.
“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit”- njofton policia.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se:
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.