Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K. banues në Berat.
Mësohet se ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.