Vendosni fjalën kyçe....

Rama e ka me Braçen: Më ra goja, kur i bëni ato tenderat mos i bëni dyert për Erjonin


 

Kryeministri Edi Rama publikoi pak minuta më parë një video ku u shfaq në spitalin e Fierit.  Gjatë vizitës së Ramës në këtë spital nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit. Këtë herë ka bërë një batutë për Erion Braçen, deputetin e PS-së.  Duke marrë parasysh që kryeministri është i gjatë, ai vuri në dukje lartësinë e dyerve, pasi për pak sa nuk i ra me kokë derës 

“Më ra goja, kur i bëni ato tenderat mos i bëni dyert për Erjon Braçen”, tha Rama duke qeshur teksa ishte i shoqëruar nga mjekë dhe ministrja e Shëndetësisë në një prej pavioneve të spitalit.

Të gjithë të tjerët u shfaqën duke qeshur. “Në spitalin e transformuar rrënjësisht, ku sapo hapet edhe reparti i ri i trajtimit të kancerit. E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma”, shkruan Rama teksa publikon edhe videon.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *