Templates by BIGtheme NET

Votimi për ndryshimin e emrit në Maqedoni, Meta: Përgëzime, ndikon në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit

Një ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë siguroi votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë. Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

Për këtë vendim kaq të rëndësishëm të shtetit të Maqedonisë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Meta shprehet se votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.
E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.”, shprehet Meta.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto