Vendosni fjalën kyçe....

700.000 protestues në rrugët e Londrës, kërkojnë tjetër referendum


Mijëra qytetarë protestuan ditën e sotme në rrugët e Londrës, për të kërkuar një votim të dytë popullor për të vendosur për të ardhmen e vendit, brenda ose jashtë Bashkimit Europian. Por protestuesit kërkojnë qëndrimin e Britanisë brenda bllokut, edhe pse kryeministrja May e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një referendumi të dytë.

BBC shkruan se bëhet fjalë për 700 mijë qytetarë londinezë të cilët protestuan këtë të shtunë, në rrugët e kryeqytetit britanik.

Por policia metropolitane tha se nuk ishte në gjendje të vlerësonte madhësinë e turmës.

Lëvizja pro-europiane gëzon edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, i cili ishte personi që nisi marshimin.

Gjatë fjalës së tij, Khan fajësoi kryeminisistren May se po e dërgon Britaninë në një udhë të gabuar.

“Kjo qeveri po na dërgon ose drejt një ‘Brexit-i’ të gabuar, ose drejt një udhe pa marrëvshje. Këto opsione janë një milionë milje larg asaj që na u premtua. Qeveria duhet ta dijë se nuk ka një mandate për të luajtur kumar me të ardhmen tonë.”

Protesta masive në Londër vjen në një kohë kur afati për të arritur një marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë po përfundon dhe mundësitë për të arritur në një marrëveshje janë të pakta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *