Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e Francës i kujton qeverisë: S’ka negociata pa kryer detyrat


Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak , ditën e sotme vizitoi Korçën, ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri.

Në këtë ceremoni, ambasadorja Vasak nuk nguroi t’i bënte apel qeverisë Rama,  për zbatimin e të gjitha detyrave të lëna nga Bashkimi Europian, deri më 26 qershor të vitit të ardhshëm. Po ashtu edhe opozitës. Në këtë kohë pritet marrja e një përgjigjeje për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin në BE.

 “Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, deklaroi ambasadorja franceze Vasak.

Kujtojmë se Franca është një ndër vendet që kundërshton hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *