Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko


Është arrestuar ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko. Ky i fundit ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe arrestimi i tij vjen pas kërkesës së Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ish-deputeti është i ndaluar dhe po mbahet aktualisht në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Dyshohet se për lejet që u jepte të burgosurve merrte para. Ish-deputeti i PS, Çuko u shkarkua nga detyra e drejtori të Burgjeve në datë 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi dyshohej se ishte përfshirë në një rast korrupsioni.

Më herët Arben Çuko ka qenë Komandant i Gardës së Republikës, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.” – thuhet në njoftimin e policisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *