Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Librazhdit kundër dhënies me koncesion të pyjeve, prokuroria i çon në gjykatë


Një qytetar nga Librazhdi ka denoncuar prerjen masive dhe shkatërrimin e pyjeve në zonën e Rrajcës.

Sipas tij, pyjet e zonës i janë dhënë me koncesion një kompania private, gjë që është kundërshtuar nga banorët të cilët kanë zhvilluar protesta dhe një peticion kryeministrit Rama.

Pas kësaj, firma ka hedhur në gjyq banorët dhe prokuroria i ka çuar në gjykatë.

Ata kërkojnë ndërprerjen e kontratës pasi kjo sipas tyre shkatërron pyjet e zonës. Denoncimi është publikuar nga deputeti i PD-së, Spahoi në faqen e tij në “Facebook”.

“Nje qytetar nga Librazhdi me shkruan per prerjen e pyjeve dhe rrembimin e pronave te banoreve ne zonen e Rrajces nga nje firme private. Banoret e zones e kane kundershtuar duke organizuar protesta por firma i ka hedhur ata ne gjyq. Prokuroria menjehere i dergon ne gjykate ata te cilet kane dale ne mbrojtje te pyjeve dhe pronave te tyre. Me daten 14 Tetor banoret i kane derguar nje peticion Kryeministrit por ai nuk ka denjuar te pergjigjet. Me poshte eshte kontrata e dhenjes se zones ne shfrytezim nje firme private ngs DZM Elbasan, pamje te cpyllezimit masiv, protesta e banoreve, thirrja per tu paraqitur ne gjyq per njerin nga banoret e zones si dhe peticioni derguar Kryeministrit.” – shkruan Spaho.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *