Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Zarfin me 5000 euro për provimin e policisë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit doxhital, i cili ankohet për provimin e policisë.

Në mesazhin dërguar Berishës, thuhet që testimi paraqiste probleme pasi plotësimi i përgjigjeve është bërë me laps, duke bërë të mundur ndryshimin dhe manipulimin me lehtësi të përgjigjeve. Po ashtu qytetari thotë se për t’u shpallur fitues duhej të paguaje 3-5 mijë euro nën dorë.

“Pazari me provimin e policise arrin ne 5000 euro! sb

Mirembrema Doktor . Sot u zhvillua provimi me shkrim per akademine e policise . Megjithese ishte nje teze super skandaloze nga ministria e arsimit, na thane qe pergjigjet do t’i marrim menjehe pas peefundimit te testimit, meqense sipas tyre cdogje korigjohet me sistemin scantron , pra elektronike .
Si ka mundesi qe akoma nuk kane dale pergjigjet, kur ka kaluar gjysma e dites.
Ku eshte transparenca dhe modernizmi i policise se shtetit . Turp i madh , sepse testimi ishte me Laps te zi dhe mundesh shume leht ti fshije apo ndryshoje pergjigjet , manipulim super i lehte .
Pse nuk dalin dhe ta pranojn se lista e Fituesve qendron nen sirtaret e drejtuesve te policise, ku vetem sipas merites nuk ka perzgjegje te fituesve . 3- 5 mij euro ishte zarfi nën dore per te qen fitues .
Turp se na mburret ai i gjati per meritokraci .
Anonim tlt se kan per te na iheq fare edhe ato pike qe i kemi tonat “, thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *