Ka dështuar operacioni i policisë për të arrestuar Lul Berishën, i cili u lirua nga burgu rreth 2 vite më parë.
Forcat speciale të policisë dhe RENEA kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për të zbaruar një urdhërarresti ndaj Berishës, por pas kontrollit kanë dalë duarbosh pasi ai nuk ka qenë në shtëpi.
Dyshohet se oepracioni për arrestimin e Berishës është dekonspiruar. Ai u lirua me kusht nga burgu në datën 6 dhjetor të vitit 2016. Berisha ishte dënuar me 25 vite burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vite burg kur u lirua.
Ai qëndronte prej kohësh në spitalin e burgut ku ishte i shtruar pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ish-kapoja e bandës së Durrësit i shpëtoi burgut përjetë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë pasi argumentoi se veprat penale ishin kryer në vitet 1998-2000 dhe për dënimet duheshin bazuar tek Kodi Penal i asaj periudhe.