Vendosni fjalën kyçe....

E reja në Lezhë pi detergjent për t’i dhënë fund jetës


Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës, ku një vajzë 34-vjeçare, ka tentuar t’i japë fund jetës me detergjent.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj në Lezhë ditën e djeshme, ku 34-vjeccarja me inicialet A.M, në kushte të rënda psikologjike ka konsumuar detergjent në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

E reja është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 20. 10. 2018, në banesë, në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me detergjent, shtetësia A. M., vjeçe 34, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *