Krerët e BE-së, kërkojnë një hetim më të thelluar lidhur me vdekjen e gazetarit arabo-saudit, Khashoggi, në konsullatën e vendit në Turqi.
Ata nuk janë të bindur me versionin e Riadit zyrtar dhe për këtë arsye, Gjermania ka ngrirë marrëveshjen e armëve me Arabinë derisa hetimi të përfundojë.
Gjermania, Franca dhe BE-ja thanë se duan më shumë informacione nga Arabia Saudite, duke kërkuar një hetim të plotë dhe “llogaridhënie” rreth vdekjes së Khashoggit.
Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Paris “e dënon këtë vrasje në mënyrën më të ashpër “.
Ai vuri në dukje se, ndërsa pranimi i vdekjes së gazetarit nga Riadi në mbrëmjen e premte ishte “hapi i parë drejt vendosjes së së vërtetës”, ende mbeten shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.
“Informacioni i disponueshëm për ngjarjet në konsullatën e Stambollit është jo i përshtatshëm”, thuhet në një deklaratë e përbashkët të Kancelares gjermane Merkel dhe ministrit të Jashtëm, Maas.