Vendosni fjalën kyçe....

Greqia rrezikon zgjedhje të parakohshme, Kammenos kërcënon kryeministrin Tsipras


Partia e vogël e koalicionin të majtë në Greqisë, ‘Grekët e Pavarur’ do të largohet nga seanca plenare ditën që në parlament do diskutohet marrëveshja e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Deklarata u bë nga lideri i saj, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Marrëveshja e emrit, e cila u miratua para pak ditësh në në parlamentin maqedonas nuk ka asnjë vlerë dhe nuk do pranohet, tha Kammenos, duke shtuar se partia e tij do të largohet nga koalicioni nëse ‘SYRIZA’ e kryeministrit Tsipras e sjell marrëveshjen për ratifikim.

“Bashkëpunuam për të shpëtuar vendin”, tha Kammenos për aleancën, e cila ka ardhur në tendosje e sipër gjatë ditëve të fundit.

“Partia jonë ka qenë e qartë në pozicionin e saj; ne nuk do ta pranojmë termin “Maqedoni”, tha Kammenos. “Ne kurrë nuk kemi bashkëpunuar me ata që duan të vjedhin historinë tonë.”­ – shtoi ai.

Ndërkohë ish-ministri i Jashtëm, Kotzias, negociatori kryesor i marrëveshjes së emrit që dha dorëheqjen javën e kaluar pas zënkës me Kammenos, ka reaguar ashpër.

Në një postim plot mllef në ‘Twitter’ Kotzias akuzoi kritikët e tij, pa i emërtuar, se po përdorin “baltë, gënjeshtra dhe shpifje për të minuar nderin, reputacionin dhe integritetin e tim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *