Vendosni fjalën kyçe....

Hapet qarkullimi në Vorë – Kthesa e Rinasit, cili segmet mbetet i bllokuar


Ka përfunduar së asfaltuari një pjesë aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë, duke sjellë hapjen e qarkullimit në aksin Vorë-Kthesa e Rinasit, ndërsa vazhdon puna për pjesën tjetër.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore japin informacion të detajuar lidhur për ecurinë e ndërhyrjes rehabilituese në aksin Vorë-Fushë Krujë, duke njoftuar se segmenti tjetër Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes.

 “Ndërkaq, kujtojmë median dhe opinionin publik se segmenti tjetër Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Banoret rezident te zones mund te vazhdojne te perdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades. 

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen  vetem nepermjet segmentit rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjet drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë’, thuhet në deklaratën e ARRSH.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *