Vendosni fjalën kyçe....

Icardi apo Higuain, kush do triumfojë sonte? Zbulohen formacionet zyrtare


Pas pak çastesh pritet të nisë derbi më i nxehtë i Italisë, ai mes Interit dhe Milanit.

Ndërsa Interi është pjesë e ekipeve të kreut dnhe në garë për një nga katër vendet e para, që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve,

Milani po kalon një sezon të vështirë duke qenë se qëndron poshtë mesit të artë të renditjes, por një fitore sot do e katapultonte në vendin e pestë, një pozicion poshtë Interit me vetëm një pikë më pak.

Bilanci i takimeve direkte është thuajse i barabartë pasi në 222 takime, Interi ka 78 fitore kurse Milani 76 të tilla, ndërkohë që 67 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sfida është tejet e rëndësishme për të dy ekipet dhe në fushë pritet që lojtarët të japin maksimumin, pasi motivimi është në nivelet më të larta.

Formacionet e mundshme

INTER – Handanovic; Vrsaljko, de Vrij, Srkiniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi

MILAN – Donnarumma; Calabria, Musaçhio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Calhanoglu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *