Templates by BIGtheme NET

Ish-ministri: Demarkacioni me Kosovën vitin që vjen, pastaj e ka radhën ‘Shqipëria e Madhe’

Kryetari i i ‘Partisë Popullore’ në Serbi, ish-ministri Jeremiç, ka deklaruar se demarkacioni mes Serbisë dhe Kosovës do bëhet vitin që vjen.

Ai e tha këtë gjë gjatë mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm të partisë. Sipas Jeremiç kjo do të ndodhë në fillim të vitit 2019, pasi presidentët e të dyja vendeve do ta prezantojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në tremujorin e parë të muajit të ardhshëm, raporton  Lajmi.net.

Sipas tij, edhe pse presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e ka përkrahjen e popullit serb për këtë ide, përsëri vazhdon ta mbështesë korrigjimin e kufijve.

Sipas tij, korrigjimi nënkupton një mundësi që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).

Jeremioç theksoi se korrigjimi mund të shënojë fillimini e krijimit të Shqipërisë së Madhe,.

“Në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka asgjë që mund të parandalojë dy anëtarë të OKB-së të bashkohen në një shtet të vetëm. Kur flasim për Shqipërinë e Madhe, them se është rrezik i afërt dhe real”, tha ai.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto